Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të cilët muaj më parë kanë kryer vjedhje nëpër lokale në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë personat që janë përfshirë në vjedhje janë një 40 vjeçar dhe një 23 vjeçar të cilët siç raportohet kanë vjedh arka e portofole.
Tutje njoftohet se personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës.
Arrestohen dy persona të dyshuar për pesë vjedhje të rënda
Sot nga zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë gjatë dy muajve të fundit, kryesisht nëpër lokale në Prishtinë, ku personat e arrestuar dyshohet se me forcë kanë depërtuar brenda lokaleve dhe kanë marrë arka e portofole.
Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– A. M mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– A.Q . femër 23 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku pesë raste të vjedhjeve të rënda.