Televotimi i hapur të hënën, është vendosur që të anulohet në shtëpinë e Big Brother.
Kështu ua bëri të ditur Vëllai i Madh banorëve të shtëpisë.
“Për shkak të zhvillimeve në shtëpi, Vëllai i Madh ka vendosur që të anulohet televotimi i hapur të hënën. Të gjithë shikuesit që kanë votuar do të rimbursohen. Detajet tjera do të bëhen të ditur sot në ‘Prime’”, thuhet në njoftimin e Vëllait të Madh.
Ndërkaq të nomuniarit e kësaj jave ishin Rezi, Mevlani, Xheneta, Gjesti, Ana dhe Roneva.