Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Antonello De Rui, është takuar sot në presidencë Vjosa Osmanin.
De Riu e ka bërë publik njoftimin për takimin, duke treguar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Më tutje De Riu ka thënë se ata e mbështesin një Kosovë të sigurtë dhe multietnike.
“Ambasadori Antonello De Riu u takua me Presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar zhvillimet e fundit. Në bisedë u theksua mbështetja e vendosur e Italisë për një Kosovë të sigurt dhe multietnike”, thuhet në njoftim.
Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të dërguar urime për DHM në largim Ugo Ferrero.