Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e qeverisë për lejimin e hyrjes së mallrave serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se e mirëpret vendimin e Qeverisë për hapjen e pikës kufitare në Merdar për mallrat që futen nga Serbia.

Ambasadori Rohde ka shkruar në “X” se ky vendim “shënon hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s”, duke thënë se Gjermania do të përkrah Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdarë për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, shkruan Rohde.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në pikën kufitare në Merdarë kanë larguar masën e sigurisë për mallrat serbe.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews