Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes kamionit dhe veturës në fshatin Celinë të Rahovecit.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, teksa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, tha Elezaj. /TelegramNews/