Akil Gjakova e ka siguruar çerekfinalen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Akili arriti që në fazën e dytë ta mposht austriakun Samuel Gassner me Ippon.
Në rrethin e parë, Gjakova fitoi përballë brazilianit, Daniel Cargnin.
Kujtojmë se Akil Gjakova po garon në kategorinë -73kg.
Në çerekfinale takohet me Manuel Lombardon, të cilin e kishte mundur në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.