AGK kërkon nga qeveria që mos të miratohet Projektligji për KPM-në

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari kërkuan nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje që sot mos të miratohet në lexim të dytë Projektligji për Komisionin e Pavarur të Medias. Ata thonë se miratim i këtij ligji është përpjekja më serioze për të goditur dhe disiplinuar mediat si dhe do të ndikojë në pluralizmin e tyre.

Meqë sot, në seancë plenare në rend ditë është miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për KPM-në, në një konferencë për media, Rexha kërkoi që ky ligj të tërhiqet dhe të merren parasysh vërejtjet që janë dhënë nga bashkësia ndërkombëtare e Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, OSBE-ja e të tjera si dhe të dëgjojë zërin e shoqërisë civile.

Rexha potencoi se miratimi i këtij Projektligji është përpjekja më serioze e qeverisë aktuale për të ngushtuar pluralitetin medial në Kosovë, për çka tha se kjo do të këtë pasoja afatgjate.

“E theksojmë se për ne si AGK, ajo çfarë do të ndodhë sot është përpjekja më serioze e qeverisë së Kosovës e partisë politike në pushtet Vetëvendosje që të godasë mediat, të disiplinojë mediat, sidomos mediat online për shkak të punës së tyre, për shkak të përmbajtjes mediatike që kanë. Dhe pas tentimit vitin e kaluar për ta mbyllur një televizion privat, kjo është përpjekja më serioze e kësaj qeverie për të goditur mediat, për ta ngushtuar pluralitetin medial në Kosovë, por që do të ketë pasoja afatgjate. Thirrja jonë është që ligji të tërhiqet, të mos miratohet në lexim të dytë dhe që qeveria e Kosovës, Vetëvendosje të marrë parasysh të gjitha vërejtjet që janë dhënë dhe të dëgjojë gjithashtu zërin e shoqërisë civile por edhe të bashkësisë ndërkombëtare për të harmonizuar këtë ligj me standardet evropiane sidomos kur Kosova kërkon anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kujtoj që kundër këtij ligji ka reaguar edhe komisioneri për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës si institucion si dhe forumi për integriteti e informacionit në NDI si dhe ambasadat e Italisë dhe Gjermanisë”, tha Rexha.

Po ashtu, edhe juristja e medias, Flutura Kusari tha se Projektligji për KPM-në është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ‘kapur’ sektorin medial dhe jo për ta rregulluar atë.

Ajo tha se nenet më problematike të këtij projektligji janë ato që ndërlidhen me KPM-në dhe mediat online.

Kusari potencoi se me miratimin e këtij Ligji, Lëvizja Vetëvendosje do ta mbushë KPM-në me militantë të flaktë të tyre.

“Projektligji për KPM-në është projektligji më thelbësor që e kemi dhe si i tillë është dashur që të draftohet me një ndjeshmëri më të lartë për shkak se pasojat e një ligji të keq, do të kenë ndikim në pluralizmin mediave…Projektligji është inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje, jo për ta rregulluar sektorin medial, por për ta kapur atë. Prandaj, edhe nenet më problematike janë ato që ndërlidhen me Komisionin e Pavarur për Media dhe mediat online. Me këtë projektligj, nëse sot aprovohet Vetëvendosje do ta mbushë Komisionin e Pavarur për Media me militantë të flaktë të tyre, do të sigurohet që ata do të kenë mandat deri në një dekadë nëse i binden partisë e nëse nuk i binden do të kenë mundësi ligjore që lehtësisht ta shkarkojnë komisionin. Lidhur me mediat online, qëllimi fillestar i partisë ishte që t’i kontrollonte mediat online përmes KPMK-së dhe kur e kanë parë që një gjë e tillë nuk është mundur ligjërisht e ka propozuar një lloj regjistrimi, por që aq keq është i rregulluar saqë do të shkaktojë kaos ligjor dhe në praktikë nuk do të funksionojë”, potencoi Kusari.

Ky projektligj, i dorëzuar më 27 dhjetor 2023, parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio e video materiale. Projektligji ka kaluar në lexim të parë në Kuvend më 7 mars.

Legjislacioni parasheh që mediat online që prodhojnë video, duhet të regjistrohen si biznes. Me ndryshimet, KPM-ja do të ketë mandat të monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale.

Aktualisht tekstet në mediat online monitorohen nga KPM-ja, por nuk gjobit mediat për gabimet e tyre dhe merr vendime vetëm për ankesat ndaj mediave dhe më pas vendimet e KPM-së mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave në gjykata. /kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews