Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,para 14 vitesh, ka qenë vulë përfundimtare e drejtësisë.
Abdixhiku në Facebook tha se ky vendim i ka mundësuar Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike.
“Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, tha Abdixhiku.
Derisa shtoi se “Kosova, në gjithë këtë periudhë me sfida ishte krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtar”.