Ish-gjenerali i NATO-s, i cili udhëhoqi fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, Wesley Clark, është pritur në takim nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Clark u mirëprit me duartrokitje nga shumë njerëz, në një atmosferë të veçantë.
Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se për ndihmën që i dha Kosovës, Clarkut do të i jenë falënderues të gjithë, përjetë.
Po ashtu ai i kërkon ndihmë ish-gjeneralit, që të forcojë marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë.
“Vizita jotë këtu është një testament miqësie e solidariteti që ti ke përfaqësuar, Gjeneral emri yt është i thelluar në historinë e Kosovës, si një simbol i guximit, lidershipit dhe paqes.
Ke drejtuar në kohët më të errëta të vendit tonë, ku me vendimet e tua dhe shpresë dhe fuqi të një vend që dëshironte lirinë.
Lidershipi yt ishte një pikë kthyese e një vendi për liri, por edhe për jetët e shumë njerëzve tanë.
Për këtë gjeneral, ti do të mbahesh mend gjithmonë, për këtë do të të falënderojmë përgjithmonë.
E gjithë Kosova ka shkuar përpara nga ndihma jote dhe e miqve tuaj.
Këtu të bëjë thirrje përsëri që të na ndihmoni, të na forconi marrëdhëniet tona me ShBA-në.”, tha Abdixhiku.