Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media.
E pas reagimit nga nga Muric, dhe Edon Zhegrovës, tani ka reaguar edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet”, shkruhet fillimisht në postimin e tij.
Ndryshe, Kosova tashmë ka udhëtuar drejt Qipros për përballjen e neserme.