Kopshtarët me të pasionuar dhe profesionalë, thonë se lulet marrin mësysh!
Lulet më ngjyrë jargavani, janë ndër ngjyrat që më së shumti preken nga syri i njeriu.
Një kopshtar në Vjen të Austrisë, e kishte evidentuar se sa herë i shihte në pranverë lulet një zonjë e caktuar, shumë prej tyre thaheshin e disa vetëm veniteshin!
Ndër lulet që thaheshin ishin të gjitha lulet me ngjyrë jargavani.
Syri i njeriut, që merr mësysh, liron energji negative nga pamja dhe godet për vdekje lulet e kopshtit.
Në këtë aspekt edhe lulet ndjeshme që janë për hapësira të mbyllura, ngjashëm mund ta kenë fatin e tharjes.
Kur dikush ju kërkon t’i jepni një lule, apo një syth a pip të saj, nuk preferohet t’i jepni.
Më mirë është ta bëni dhuratë dhe ta qoni me zemër te ai apo ajo, sesa ta ndani një pjesë të saj. Syri që mbetet te pjesa tjetër e lules që është baza e lules, do të dëmtohet dhe do të vdes brenda një jave! /Telegrami/