Brajan Gruda u befasua, kur u ftua nga Julian Nagelsmann në përgatitjet e Gjermanisë para Euro 2024, por vetëm përkohësisht.
Gruda, ishte ftuar si lojtar shtesë bashkë me Roko Raitz për të plotësuar numrin deri fundjavën që u mbyll, duke llogaritur mungesat e disa futbollistëve.
Por futbollisti shqiptar e ka kaluar plotësisht testin dhe këtë e bëri të qartë edhe Julian Nagelsmann, i cili ka vendosur të mbajë të dy lojtarët deri me datën 7 qershor
“Gruda është një lojtar mjaft i mirë, shumë kreativ në treçerekun e fushës dhe ka një të majtë shumë të mirë”, ka thënë Nagelsmann para gazetarëve në konferencën e zakonshme për shtyp.
Gruda është pjesë e Gjermanisë U21, ku llogaritet si njëri prej lojtarëve më të mirë./GazetaPuls