Serbët e Kosovës kanë dilema nëse duhet votuar në zgjedhjet nacionale të datës 9 shkurt, apo duhet bojkotuar ato sikur në rastin e matematikave të gabuara elektorale të zgjedhjeve të fundit lokale, kur bojkoti votues, solli në krye të katër komunave veriore, katër kryetarë jo serbë.
Paralajmërimet e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq se Lista Serbe, po punon për t’i bojkotuar zgjedhjet nacionale të datës 9 shkurt të vitit 2025, hapin probleme të reja në politikat e shtetit të Kosovës përballë sfidave të reja .
Beogradi zyrtar, e financon Listën Serbe e cila përcjell dhe mbron interesat e serbëve të Kosovës nën prejudikimin e platformës së rreme të mbijetesës .
Ish ministri për kthim në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç gjendjen e serbëve të tradhtuar nga politika e Beogradit e sheh në proces e sipër të çlirimit të serbëve të Kosovës nga Lista Serbe që imponoi orientim destruktiv për një dekadë politike.
Ai për gazetën Nova ka thënë se serbët e Kosovës duke i besuar Listës Serbe të Vuçiqit kanë shkaktuar katastrofën për jetën e vet në Kosovë ku bojkotimi i zgjedhjeve të fundit lokale,solli në krye të katër komunave veriore katër kryetarë shqiptarë që sot e atë ditë udhëheqin me shumicën serbe.
Ish ministri për kthim Bogdanoviq, dështimin e serbëve brenda Kosovës ia hedh Partisë Progresive të Serbisë së Vuçiqit.
Serbët e Kosovës ndihen të tradhtuar dhe mashtruar nga propaganda e Beogradit, konstaton Bogdanoviq.
Banjska ka ndryshuar përceptimin e serbëve të Kosovës në raport me Beogradin
Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se Banjska ka qenë veprim i gabuar serb, edhe pse Prishtinën zyrtare ai e sheh si shkaktare të reagimit të grupit terrorist të Banjskës.
Vuçeviq e sheh si defekt pamundësinë e shënimit me ndonjë akt shtetëror vendin ku u vranë tre serbët nga policia e Kosovës, duke i përfolur intervenimet e Policisë së Kosovës në veri si aksione dhune për dëbimin e minoritetit.
Beogradi zyrtar aktualisht po punon për një reformim të ri politik që do shenojë çasje të re të serbëve brenda sistemit politik të Kosovës.
Ish liderët politik të serbëve këto ditë pranuan se i kërkuan Kishës Ortodokse Serbe të shpreh pozicion të dukshëm për Kosovën si përgjegjësi për mbijetesën serbe ,por patriarku Porrfirije, nuk i priti anëtarët e delegacionit të serbëve të Kosovës.
“Forumi Kombëtar Serb”, “Këshilli Kombëtar Serb” dhe “Lëvizka Atdheu” u takuan me akademikët e lëvizjes “Pro Zërit”, për akomodimin e politikave të reja serbe në Kosovë karshi gjendjes kushtetuese të Kosovës në prag të zgjedhjeve të reja në shkurt të vitit 2025,ku serbët kanë konfuzion të marrin pjesë apo t’i bojkotojnë zgjedhjet./Telegram News