Trend i rritjes së ndjeshme të rasteve me COVID-19 po e përcjell Kosovën ditëve të fundit. Në Kosovë aktualisht janë 380 raste aktive, shkruan Telegram News.
Infektologu, Hamdi Ramadani për Telegram News tregon se në vendin tonë grupet më të atakuara nga ky virus janë moshat e shtyera dhe të gjithë personat me sëmundje kronike.
“Grupet më të rrezikuara nga Covid- 19 janë, në radhë të parë moshat e shtyera 65 vjeç e lart, të gjithë personat me sëmundje kronike, personat të cilët kanë imunitet të lindur apo të fituar të dobët, janë grupe me rreziqe. Këto grupe duhet të mos të lëvizin ose të shkojnë në pikat e vaksinimit më të afërta të marrin vaksinën anti-Covid 19, dhe mendoj që do të jetë e mirë për shëndetin e tyre, jetën dhe familjen e tyre”, u shpreh Hamdi Ramadani.
Ai është shprehur se një faktor tjetër që mund të ndikojë në rritjen e rasteve është edhe grumbullimi i qytetarëve.
“Në muajt korrik dhe gusht në nivel të botës, Europës por edhe në rajon është përhapur pandemia Covid 19 dhe normalisht që edhe në vendin tonë ka ndodhur një gjë e tillë, ditëve dhe javëve të fundit që po atakohet me raste me Covid 19-të, sigurisht është varianti i ri i cili në mjekësi quhet varianti Neno Microm i njohur për mjekësinë. E vërteta dhe e keqja më e madhe është që ditë më parë në vendin tonë kuptuam që tre raste me Covid 19- të kanë ndërruar jetë, kjo tregon më së miri sesa është Covid-19 i rrezikshëm, në përgjithësi në të gjithë botën. Ky virus për fat të keq është i pranishëm ende në vendin tonë, por që dhe grumbullimi e bënë të veten pra sa më larg turmës dhe kontakteve me persona. Instituti Kombëtar ka paraqitur një numër të madh të rasteve me Covid-19 të pozitiv dhe janë edhe shumë raste të cilat po trajtohen në Klinikën e Infektivës, lutemi që ata të shërohen dhe të mos ndodhë sikurse tre rastet që pasuan me fatalitet’, thekson Ramadani.
I pyetur se a do të përballet Kosova përsëri me mbyllje për shkak Covid 19 Ramadani theksoi se aktualisht nuk është e nevojshme, por që kemi rritje të rasteve atëherë duhet marur masa.
“Për momentin nuk e shoh të nevojshme, por nëse situate epidemiologjike përkeqsohet, pra kemi rritje të rasteve me Covid 19, atëherë duhet analizuar gjendja në vend dhe duhet marur masa”, përfundoi Ramadani për TelegramNews.
Sipas njoftimit, grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç/TelegramNews./B.Kalaja