Shqipëria U-19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U-19 me rezultatin 2-0.
Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena” teksa protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani i cili shënoi dy gola brenda tre minutave.
Një ndeshje shumë e mirë e Shqipërisë U-19, ndërsa trajneri Julian Ahmataj debutoi me fitore në stolin kuqezi.
Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë që shënuan gol që në minutën e 6-të të takimit. Sulmuesi i talentuar Flavio Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone.
Sërish Flavio Sulejmani gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të, këtë herë me kokë. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë. 2-0 për Shqipërinë U-19 dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-19 me rezultatin 2-0. Ndeshja e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 do të zhvillohet më datë 8 qershor në orën 10:00, po në stadiumin “Egnatia Arena”.