Një i mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Skenderaj.
Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës, e më pas është transferuar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të martën në Skenderaj, pas një përleshje që kishte ndodhur në sheshin e këtij qyteti.
Rasti u konfirmua edhe nga policia.
Lidhur me rastin një i dyshuar është në ndalim prej 48 orësh.
Ai dyshohet për vepren penale “Vrasje në tentativë”.