Rreth 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim në Ukrainë, ka thënë ministria e mbrojtjes.
Pasi ligji i ri për mobilizimin hyri në fuqi më 18 maj, burrave të moshës ushtarake iu dhanë 60 ditë për të përditësuar të dhënat e tyre personale në mënyrë që shteti t’i gjente.
Sipas një video të postuar në internet, shumica e përditësimeve janë bërë në aplikacionin e ri online Reserve+.
Përveç përdorimit të aplikacionit, ukrainasit mund të përditësojnë të dhënat e tyre personalisht në qendrat e shërbimit publik ose zyrat e regjistrimit.
Ministria shtoi se 14,000 burra që jetojnë jashtë vendit në 124 vende kishin përditësuar kredencialet e tyre.
Duke tentuar të mos e paraqesin si problematike humbjen e rreth 15 mijë autoblindave në luftën në Ukrainë, rusët kanë filluar të pajisin grupe të caktuara me mjete të ndryshme civile.
Me fjalë tjera këto mjete motorike janë cak i lehtë për artilerinë ukrainase, dronët dhe raketat.
Problemi është se ata kanë vetëm 50 kuaj-fuqi, dhe nëse u shtohet ndonjë pjesë shtesë bëhen shumë të rënda dhe motori nuk mund t’i rezistojë gjatë lëvizjes.
E një mësim të tillë ushtrisë e mësuan një shekull më parë – pak pas Luftës së Parë Botërore – mësim ky që rusët e “rimësuan” edhe në luftën e Ukrainës.