Rriqrat në rajonin komunal të Malishevës prej vitesh kanë qenë problem shëndetësor dhe në etapën e pasluftës kanë marrë rreth 20 jetë qytetarësh nga të gjitha moshat.
Problemi i etheve hemorragjike në Malishevë ka vite që trajtohet me kujdes shëndetësor në stinën e Pranverës, por janë shtuar edhe masat e Shtabit komunal për menaxhimin e dezinsektimit , me theks të veçantë në neutralizimin e rriqrave që sjellin probleme vdekjeprurëse.
Ditë më parë në kuadër të Minsitrisë së Shëndetësisë është zhvilluar edhe një fushatë e vaksinimit të kafshëve në natyrë , e cila përmes spërkatjes nga ajri, mbron kafshët nga tërbimi.
Aksioni për dezinsektimin e rriqrave ka vazhduar në qytezën e Malishevës, pjesërisht nëpër qytet aty ku ka më së shumti