Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim në fshatin Muzeqinë të Shtimes.
Banorëve të këtij fshati, Abdixhiku tha se deri në fitoren e kësaj partie kanë mbetur edhe një javë.
“Jemi në momentum të shkëlyqeshëm politkk për një futore të madhe ashtu siç e keni kërkuar. Në kët fitore më e bukura është duke qenë rugovist e jo duke sharë e liçnuar sepse sharjet e ofendimet u kemi lënë humbësve. Ka kohë që e keni një LDK që e klrkon një popull, prandaj dujeni dhe lrtësojeni deri më 9 shkurt sepse është e juaja qytetarë”.
Abdixhiku ka premtuar rritjen e pagave për shërbyesit publikë në Kosovë, duke garantuar një shtesë prej 200 eurosh në muaj për mësues, mjekë, policë, zjarrfikës, ushtarë dhe punëtorë të tjerë të shtetit.
“Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150. Nga 200 euro më shumë, secilin muaj – ky është zotimi ynë”, u shpreh ai.