Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj subjekteve politike të cilët kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë fushatës zgjedhore.
PZAP së fundmi ka dënuar me 12 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kjo gjobë iu shqiptua për shkak të vendosjes së posterave të liderit të LDK-së dhe disa kandidatëve në hapësirat publike, siç janë stacionet e destinuara për pritje të autobusëve
Këtë vendim PZAP e mori më 1 shkurt pas dorëzimit të 11 ankesave nga Lëvizja Vetëvendosje më 21 janar 2025.