Një aksident mes katër veturave ka ndodhur sot te Zona Industriale.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, megjithëse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat dhe policia për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Pamje të reja nga ky aksident zinxhiror janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, duke treguar dëmet e shkaktuara në automjetet e përfshira.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me këtë ngjarje.