Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me qytetarë, ku edhe ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kurti gjatë ditës së sotme ka pasur takime me qytetarë në Prishtinë dhe Vushtrri.
“E mërkurë, Prishtinë-Vushtrri-Prishtinë. Nga fshatrat përreth Prishtinës dhe vizitat me fermerë, te takimi me specializantët e rinj mjekësorë dhe tubimi me gra në sallën “1 Tetori”, te tubimi i madh në Vushtrri dhe tubimi në mbrëmje në Hajvali. Mbështetje e entuziazëm kudo që po shkojmë. Vvazhdojmë ditë për ditë, cep më cep”, ka shkruar Kurti, sipër videos së publikuar në Facebook.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.