Sot po mbahet seanca fillestare e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, pasi ishte shtyrë herën e parë si rezultat i mungesës së njërit prej të akuzuarve.
Në këtë seancë, përveç tre të akuzuarve, Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është edhe Tomë Dodaj si i akuzuar për import-eksport të armëve.
Tom Dodaj e ka pranuar fajin e tij në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.