Ky është momenti fatal kur avioni i “American Airlines” përplaset me helikopterin ushtarak mbi aeportin “Ronald Reagan” të Washingtonit.
Siç shihet në video, avioni me 64 person në bord përplaset kokë më kokë me helikopterin dhe më pas të dy rrëzohen në lumin Potomac.
Presidenti Donald Trump reagoi sërish ditën e sotme në lidhje me aksidentin tragjik.
Përmes një postimi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, Trump tha se helikopteri po fluturonte shumë lart.
“Helikopteri Black Hawk po fluturonte shumë lart. Ishte mbi kufirin e lejuar. Kjo nuk është vërtet shumë e komplikuar për t’u kuptuar, apo jo?”, shkruan Trump.
Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të zbuluar shkakun e përplasjes, dhe një raport paraprak pritet të publikohet brenda 30 ditëve të ardhshme.
Deri më tani janë nxjerrë vetëm 28 trupa të personave që humbën jetën, nga 67 persona që ndodheshin në dy mjetet (64 në avion dhe 3 në helikopter).