“Albin babës”, nuk i voton gruaja në Kosovë

Deklarata e Kryeministrit Kurti tek i falënderon të pranishmit në fushatë zgjedhore dhe ju thotë  “besoni fëmijët tuaj te unë” andaj më quani “Albin baba”, ka nxitur reagime të ashpra te qytetarët e Kosovës, duke u vlerësuar si një mashtrim, derisa ai fëmijën e vet dhe gruan nuk i ka pranë vetes  gjatë fushatës, ndërsa gruaja e Kurtit Rita, nuk figuron as si votuese në listat e KQZ-së.

Norvegjia si një shtet që lejon dyshtetësinë duke mos e penguar as bashkëshorten e Kurtit Rita Knudsen për të marrë edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës, nuk ka qenë e mjaftueshme që ajo të jetë edhe shtetase e Kosovës, për të votuar të paktën për burrin e vet Albin Kurti.

Duke folur për domosdoshmërinë që edhe bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita dhe vajza ta Shijonin ambientin e Kosovës duke qenë edhe pjesë e jetës që e ofron kryeministri Kurti, analisti  dhe oponionisti i Telegram News Selatin Retkoceri thotë: “Gjithsesi mendoj se gruaja e kryeministrit familja e tij edhe vajza, duhet domosdo të jenë në Kosovë dhe ta kenë shtetësinë e Kosovës dhe gjatë kohës sa e kryen detyrën Kryeministri, duhet domosdo që familja e tij të jetë në Kosovë.

Ata, sigurisht se duhet të ballafaqohet me qeverisjen e bashkëshortit të saj, prandaj duhet që edhe fëmija ta shikojë arsimin e Kosovës, që ia servon babai i saj dhe gjithsesi familja, gruaja , më i afërmi i kryeministrit, duhet të jetë pranë kryeministrit. Sidomos kur Kryeministri për çdo ditë e ka gojën plot luftë, armë, bukë, kjo çon te nevoja që ata patjetër duhet të jenë këtu dhe së bashku me familjet tona, nipërit dhe mbesat tona, nëse do të ketë luftë siç proklamon përditë kryeministri, edhe ata duhet ta shijojnë luftën bashkë me neve. Prandaj, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë që deri tash kryeministri, gruaja, zonja Rita, të mos e ketë marrë shtetësinë e Kosovës, së paku ajo më e pakta që është dashur të bëhet, është dashur të ketë shtetësi dhe të ketë pasaportë të Kosovës, sepse bashkëshorti i saj është kryeministër i vendit.

Ne kemi pasë edhe raste tjera, e kemi mbretin Zog, i cili mbretëreshën Xheraldina, atëherë në atë kohë të Shqipërisë e ka sjellë për të jetuar këtu dhe me krenari e ka mbajtë dhe ka vdekë në tokën shqiptare”, ka deklaruar analisti Retkoceri.

Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi: Vetëm në Spartë fëmijët dhe gratë ishin në pronësi të shtetit

Duke komentuar  togfjaëshin “Albin baba” që po hitizohet në fushatë zgjedhore, profesori dhe analisti Milatim Krasniqi thotë: “Po të mos ishte deklatata e sotme absurde e Albin Kurtit se po ia jepnin fëmijët qe t’i rritë ai (demek qeveria, shteti), mbase nuk do të më terhiqte vëmendjen në këtë çast, gjatë leximit, kjo fjali që pershkruan egërsinë e regjimit te Spartës, ku shteti ishte pronar edhe i fëmijëve thotë Krasniqi dhe sqaron:” Zëvendësimin e autoritetit atëror me autoritetin shtetëror  sipas përshkrimit që i bën autori Eduard Dentu, në librin “Grekët në të gjitha epokat” Sparta rezulton shteti i parë komunist, ku të gjithe njerëzit llogariteshin pronë a vegla të shtetit, sidomos fëmijët.

Qeverisë nuk mund t’i lihet kontrolli mbi fëmijët e gratë, mbi familjet, merrni vesh, o idiotë që çirreni “Albin baba!” Ja si u bë gjendja në Spartë, sipas Eduard Dentu, ku qeveria kishte kontrollin edhe mbi gratë: “Qeveria shpalli një mëngjes se të gjitha gratë e martuara, vajza apo të veja, do të liheshin në varësinë e burrave dhe të djemve të rinj të pranishëm në qytet. Ky përdhunim i gjithësishëm i Spartës nga ana e vetvetes, solli si pasojë lindjen e një tufe fëmijësh, që ushtarët kur u kthyen as që deshën t’i njihnin.”

Efekti “i oreolit” shkakton pëlqim iracional të masës ndaj ndonjë individi. Ky efekt mundëson lidhjet histerike të liderit me masën. Në raste ekstreme, ajo lidhje e çon vendin në greminë. Sot Albin Kurti ndihet nga disa trutharë me efektin e oreolit: Burra në moshë i thonë babë. Efekti i “oreolit” mund ta çorientojë edhe idolin e masës. Rasti i Kurtit kur tha se ata po ia japin fëmijët e tyre për t’ua rritë, është ilustrues. Ky nuk ishte mendim politik. Nuk ishte mesazh elektoral. Ishte një marrëzi. Politikani që vepron nën efektin e “oreolit”, mund të bëhet edhe i rrezikshem. E pakta bëhet për keqardhje”, spikat analisti Krasniqi. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews