Kush janë 3/4 deputetët që po i ikin ‘Frontit Europian’ ?!

Ditëve të fundit, derisa po diskutohet për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut dhe ndarjen e resoreve mes VMRO-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, gjithashtu po flitet edhe për një numër deri në 4 deputetë që do të dalin nga ‘Fronti Europian’ për t’iu bashkuar Qeverisë së re, shkruan POPULLI.mk

Ditë më parë kryetari i LD-së, Izet Mexhiti tha se bëhet fjalë për 3,4 deputetë që do t’i bashkohen shumicës së re dhe se bisedimet vazhdojnë. U përfol shumë për daljen e 2 deputetëve turq nga ‘Fronti Europian’ por këtë gjë Bejxhan Iljas e demantoi duke thënë se tani për tani nuk do të largohen dhe se nëse ka diçka të tillë atëherë mandatari duhet t’i kontaktojë për t’u marrë vesh.

Tre ose katër deputetët që më së shumti përfolen se do të largohen nga ‘Fronti Europian’ janë Menduh Thaçi, Skender Rexhepi Zejd, Bejxhan Iljas dhe Sali Murat. Por gjithashtu nuk është e sigurt se nuk mund të largohen edhe 4 deputetët e ASH-së së Ziadin Selës, të cilët njihen për lëvizje politike opozitë-pozitë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews