Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët në Klinë.
Hamza u ka premtuar klinasve se do ta përfundojë autostradën për Pejë, unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojnë, por Hamza u ka premtuar se edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjm=në funksionale dhe do ta elektrifikojnë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën.
“Kështu siç ju gjeta sonte Klinë, me plot entuziazëm, me plot energji për fitoren, kështu dua të jeni më 9 shkurt dhe gjithmonë!
Autostradën për Pejë, e cila kalon kah Klina, do ta përfundojmë. Unazën e re që lidh rrugët Klinë – Skenderaj dhe Klinë – Istog do ta ndërtojmë. Edhe linjën hekurudhore Klinë – Prizren do ta bëjmë funksionale dhe do ta elektrifikojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën.
Jemi bashkë për Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.