Dënohet me 2 mijë euro gjobë i akuzuari për kanosjen e prokurorëve që e ftuan kryeministrin Kurti në intervistë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Merxhan Rexhepi për akuzën se kanosi prokurorët special Milot Krasniqi dhe Valdet Gashi, lidhur me ftesën për kryeministrin Albin Kurti për intervistë.

Ky vendim vjen pasi i akuzuari Rexhepi kishte arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aktgjykimi ndaj Rexhepit u shpall të martën nga gjykatësi Sabit Sadikaj, i cili tha se i akuzuari obligohet që të paguajë gjobën në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Nëse i akuzuari nuk e paguan dënimin me gjobë, i njëjti i zëvendësohet me burgim.

Të akuzuarit nuk i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak dhe në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Gjykatësi Sadikaj bëri të ditur se pas plotfuqishmërisë së këtij vendimi, Rexhepit do t’i kthehet pasaporta e sekuestruar. Ndërsa, palët e dëmtuara kanë të drejtë në parashtrimin e kërkesës pasurore-juridike në kontest juridiko-civil.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews