Komisioni presidencial për drejtësi, Osmani takon shefat e misioneve diplomatike

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim disa nga shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, të cilët janë të angazhuar në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me përgatitjet për procesin e themelimit të Komisionit presidencial për drejtësinë tranzicionale, njofton sot Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

Nisma për themelimin i këtij Komisioni buron nga Strategjia për drejtësinë tranzicionale e Kosovës.

Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e të pranishmëve ndaj këtij procesi, si dhe njoftoi se gjatë javëve në vijim do të vazhdojnë takimet edhe me përfaqësues të tjerë nga organizatat përfaqësuese të viktimave, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, me qëllim të finalizimit të fillimit sa më të shpejtë të punës së këtij komisioni.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews