Osmani: Kosova e gatshme për partneritet të thelluar me administratën Trump

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e reformave demokratike.

Një ndër temat kryesore të bisedës ishte pjesëmarrja e delegacionit presidencial të Kosovës në ceremonitë inauguruese të Presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të vazhduar dhe thelluar partneritetin strategjik me administratën e re amerikane, duke u bazuar në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

Znj. Prattipati shprehu mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën dhe vlerësoi përpjekjet e institucioneve të vendit në forcimin e demokracisë dhe sigurisë.

Në përfundim, të dyja palët riafirmuan rëndësinë e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, duke synuar avancimin e tyre në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews