Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, u pyet nga analistët për premtimin e tij për rritje të pagave dhe për historikun e tij në këtë aspekt.

Hamza theksoi se pagat i ka rritur në të gjitha pozitat që ka mbajtur më parë, duke u përkushtuar gjithmonë në përmirësimin e kushteve për të punësuarit.

“Sa herë kam qenë në pozitë, i kam ngritur pagat, por jo vetes, por të punësuarve”, tha Hamza në T7.

Ai përmendi dy mandatet e tij si Ministër i Financave dhe kohën kur shërbeu si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, duke theksuar se ka ndërmarrë hapa konkretë për rritje pagash.

“Si Ministër i Financave, në mandatin e parë i kam rritur pagat dhe ajo ka qenë një rritje cilësore. Në mandatin e dytë, rritja ishte në përputhje me normën ekonomike. Edhe si Guvernator i Bankës Qendrore, i kam rritur pagat dy herë, por jo për Guvernatorin, për të punësuarit”, tha ai.
Hamza shtoi se edhe në mandatin si kryeministër do të vazhdojë këtë praktikë.
“Edhe këtë herë kam me i rritë për 50%. Ditën e parë të punës kam me fillu plotësim-ndryshimin dhe rishikimin e Ligjit për Ndarje Buxhetore, që të akomodohet premtimi për rritjen e pagave”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews