Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, zhvilloi sot një takim në fshatin Rekë e Keqe të Gjakovës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku e cilësoi këtë vizitë si një dëshmi të ringritjes historike të partisë së tij.
“Ringritja historike e Lidhjes Demokratike po jehon gjithandej!” – tha Abdixhiku. Ai falënderoi organizatorin dhe u uroi suksese kandidatëve të kësaj zone. “Falemnderit Shefqet për organizimin e shkëlqyeshëm, suksese kandidatëve nga kjo anë: Shefqet Shehu, Zef Morina, Sevdije Lama, Valon Bellanica dhe Muharrem Kurti. Ndryshmin e bëjmë bashkë!” – tha kryetari i LDK-së.