Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka punuar sa duhet për arsimin, dhe ka shtuar se ministrat i kanë mbyllur dyert për dialog.
Këto deklarata, ai citohet se i ka bërë në tryezën “Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale”.
“Në vend që të mësojmë të gjithë nga greva e shtatorit 2022 ata haptazi i shpallën luftë sindikatave. Edhe tek ministritë, besoj pajtoheni, se nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë e Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog”.
“Premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as nuk u bënë kushtet e punës, ne punojmë me shkumës dhe shpuzë dhe pastaj na qesin atje në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë. Sepse më shkumës dhe shpuzë e kemi të vështirë të bëjmë gara për dije me Gjermaninë dhe shtetet tjera”.
“Pra si SBAShK, katër vitet i kemi vlerësuar si vitet më të vështira. I mbetet qeverisë që vjen të zgjedh dialog apo protesta dhe greva” – ka thënë Jasharaj.