Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një burri në Kamenicë i cili thuhet se është gjethur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten në rrugën “Taulantët” dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion