Ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të Komandës Rajonale të Lindjes të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime rutinore në qytetin e Kamenicës.
Sipas një njoftimi të këtij misioni në Facebook, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.