Abdixhiku në takimin me zyrtaren amerikane zotohet se LDK-ja do t’i rikuperojë relacionet e Kosovës me SHBA-të

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, Abdixhiku tha se ka informuar znj. Prattipati për “momentumin e mirë të LDK-së dhe për ecurinë e fushatës elektorale.”

“Pas ambasadorit britanik, në takim prita të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-ve, dhe njëkohësisht zëvendës ambasadorën, Anu Prattipati.

Znj. Prattipati e njoftova për momentumin e mirë politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve, si dhe mbi rrjedhën e fushatës sonë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka shprehur angazhimin e tij për të fuqizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të ngushtë me administratën e re amerikane.

“Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër.

Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë me SHBA-të!” – shtoi Abdixhiku.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews