Aksion kundër veprave të prostitucionit, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në dy operacione të ndara në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprime të lidhura me prostitucionin.

Në rastin e parë, Policia ka arrestuar dy femra shtetase të Kosovës, pasi dyshohet se kishin marrë një objekt banesor me qira për ta shfrytëzuar për veprën penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”. Me vendim të Prokurorisë, të dyshuarat janë ndaluar për 48 orë.

“Rasti i parë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryerjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë, Policia ka arrestuar katër persona – tre femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkull shtetas i Kosovës – nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit ofronin shërbime seksuale me pagesë në dy lokale në rajonin e Prishtinës. Të katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit kompetent.

“Rasti i dytë: Policia e Kosovës respektivisht DHTNJ pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryrjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”, kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë. Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër trafikimit me njerëz dhe veprave të tjera penale, me qëllim që t’i vë para përgjegjësisë personat e përfshirë në kryerjen e këtyre veprave”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews