Hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës në Kosovë

Me ekspozitën “Loja e ndërprerë” e dhjetëra lodra të braktisura, është hapur sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës, për ruajtjen e kujtimeve të fëmijëve gjatë luftës në Kosovë dhe për të siguruar që përvojat personale të luftës të mos harrohen.

Drejtoresha e Muzeut, Bjeshkë Guri, tha se ekspozita e hapur me këtë rast përçon mesazhe plot emocione komplekse të cilat vetëm lufta mund t’i sjellë.

“Na kthen pas në jetën e fëmijëve që i mbijetuan luftës. Një ekspozitë, që do të ju dërgojë në ikje, frikë, fshehje, lojë dhe emocione komplekse, që vetëm lufta mund t’i sjellë.. Çdo objekt dhe rrëfim në këtë ekspozitë, ju fton që me mendje kritike, e zemër të hapur të përballeni me të vërtetat e luftës dhe me të kaluarën, që nuk duhet të lejojmë të bëhet kurrë e tashme. Loja e ndërprerë adreson pikërisht fëmijëritë e ndërprera dhunshëm nga lufta”, tha Guri.

Ani pse ky muze mban një peshë të rëndë të rrëfimeve, nuk ishte i rëndësishëm për institucionet shtetërore. Drejtoresha e YIHRS në Kosovë, Marigona Shabihu tha se që pesë vjet është kërkuar një hapësirë publike për të vendosur muzeun, por përpjekjet ishin të dështuara shkak i mosgatishmërisë së institucioneve.

Ajo shtoi se muzeu për momentin do të jetë i hapur përkohësisht në një hapësirë private.

“Ky muze nuk është thjeshtë një hapësirë fizike, por një përpjekje për të ndërtuar ura mes të kaluarës dhe të ardhmes. Një hapësirë për të dëgjuar zëra që shpesh harrohen, për të kuptuar dhimbjen e së shkuarës dhe për të mësuar nga ajo…6:10 Për këta pesë vjet të kaluar kemi qenë duke kërkuar një hapësirë publike për të vendosur muzeun, por të gjitha përpjekjet tona kanë dështuar, gjë që tregon për një mosgatishmëri të institucioneve publike për të mbështetur nisma të tilla të kujtimit, prandaj muzeun jemi duke e hapur përkohësisht në një hapësirë private”, tha Shabihu.

Petrit Halilaj, punimet e të cilit ishin pjesë e ekspozitës, tha se përmes vizatimeve ai ka ndarë përvojat e hidhura të luftës.

“Vizatimi që është në ekspozitë, nga viti 1999 kur isha në kampet e refugjatëve në Shqipëri, më kujton atë pjesë të fëmijërisë. Ne si familje, kemi dy vizatime aty, ka qenë për ne shumë me rëndësi të shprehemi përmes vizatimit dhe të ndajmë eksperiencat tona të luftës”, u shpreh Halilaj.

Muzeu do të përfshijë gjësende personale, video-dëshmi dhe eksponate të kuruara që tregojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës në Kosovë

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews