Restaurohet vetura e ish-presidentit Rugova

Presidenca e Kosovës e ka restauruar veturën e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Vetura e tipit “Chevrolet” është shpalosur e restauruar të martën në sheshin me emrin e Rugovës.

“Vetura që bëri historinë, sot dëshmon përjetësinë e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Kjo është vetura emblematike amerikane ‘Chevrolet’ në të cilën në vitin 2025, Presidenti Rugova i mbijetoi një atentati derisa po shkonte në takim me Përfaqësuesin e politikës së jashtme të BE-së, Javier Solana. Kjo veturë e përdorur nga presidenti Rugova është restauruar nga Presidenca e Kosovës në funksion të ruajtjes së trashëgimisë politike e kulturore. Presidenti Rugova e vazhdoi rrugën, siç vazhdoi edhe Kosova, me vizionin dhe filozofinë e tij largpamëse për shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të integruar në institucionet euroatlantike. Kjo veturë nuk është thjesht një makinë. Ajo është histori. Është një kujtesë e gjallë se shteti ynë është ndërtuar mes sfidave të mëdha, por me vendosmërinë për të triumfuar mbi to. Historia nuk harrohet, simbolet nuk zbehen! Presidenti Rugova mbetet i pavdekshëm!” thuhet në një pllakë të vendosur pranë veturës.

Vetura e restauruar u shpalos në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews