Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka folur para simpatizantëve të partisë së tij dhe qytetarëve në një tubim elektoral në Deçan.
Haradinaj ka thënë se rinia e Kosovës duhet të mbahet në Kosovës dhe për këtë ka premtuar 500 milionë euro për bizneset e reja.
Ai ka thënë se Kosova s’ka djem e vajza për mërgim dhe se është obligim që t’iu garantohet e ardhmja këtu.
“Ta mbajmë rininë në Kosovë – 500 milionë euro për bizneset e reja!
Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmën e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet.
Krenar me Deçanin tim!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.