Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar një kompani vendore në Gjakovë e cila ka 200 të punësuar.
Abdixhiku tha se kjo kompani që prodhon në Kosovës, eksporton jashtë vendit.
Ai i quajtur prodhuesit vendor patriotët modern të Kosovës.
“Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari.”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë ta vizitoj kompaninë Rronifer në Gjakovë. Pashë nga afër teknologjinë e avancuar dhe ekipin profesionist të kësaj kompanie – edhe një shembull i qartë i shpirtit sipërmarrës dhe inovativ të popullit tonë!
Prodhon në Kosovë.
Eksporton jashtë
Ulë deficitin tregtar!
Punëson 200 punëtorë!
Këta janë patriotët modern të vendit! Prandaj shteti nuk i ka armiq bizneset!
Sektori privat është motorri i ekonomisë sonë – prandaj bizneset si Rronifer do të jenë partnerët tanë në ndërtimin e një Kosove më të fortë. Me qeverinë tonë, ky partneritet do të jetë baza e zhvillimit ekonomik, dhe bashkë me ta do t’i krijojmë kushtet që bizneset të rriten, të investojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Bashkë, do ta sjellim ndryshimin që vendi ynë e meriton!
Bashkë do të ecim në Rrugën e Re!
Bashkë do ta bëjmë Kosovën!