Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit në një ndërtesë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është vënë nën kontrollë.
“Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.”, ka thënë ajo.