Haradinaj nga Klina: Kurti nuk di të qeverisë, e mban vendin të varfër e të izoluar

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj në një tubim me qytetarët në Grabanicë të Klinës ka thënë se Qeverisja e Albin Kurtit, po e mban vendin të izoluar, të varfër dhe paperspektivë.

Ai ka thënë se Kurti nuk di të qeverisë dhe se në qeverisjen e tij Kosova po e përjeton dështimin më të madh në historinë e pasluftës.

“Qeverisja e Kurtit po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë. Nuk ka më keq se kur një popull me potencial kaq të madh mbahet peng i një udhëheqësie që nuk di të qeverisë. Sot, me rezerva shtetërore të vjedhura, energji të shtrenjtë dhe miqësi të prishura me aleatët, Kosova po përjeton dështimin më të madh në historinë e saj të pasluftës. Në Grabanicë të Klinës, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kandidatët e tjerë nga kjo komunë: Marqe Selmanaj e Dr. Haxhi Ibishi, prezantuam programin tonë transformues për një Kosovë Fituese. Klina, nën udhëheqjen e Aleancës, është shembull i qeverisjes së mirë dhe dëshmi se çfarë mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe vullnet për veprim. Do ta përfundojmë rrugën tranzitore që e lidh Klinën me Istogun dhe Skenderajn, do të ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza dhe do të zhbllokojmë përfundimisht rrugën për Gjakovë.”, është shprehur ai.Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO.

“Nuk ka më kohë për eksperimente me sigurinë nacionale që i shërbejnë Rusisë e Serbisë. Do të rrisim investimin në mbrojtje mbi 4% të GDP-së. Do të sjellim gazin amerikan dhe do të ndërtojmë central me gaz për energji të lirë. Do të garantojmë paga minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro, dhe paga mesatare 1000 euro. Është koha për Kosovën Fituese 137, që ndërton të ardhmen me dinjitet, siguri dhe zhvillim ekonomik.”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews