Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar të Ngarkuaren me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Ata kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar qëndrimin e palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.
“Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv.”
Haradinaj ka falënderuar Prattipatin për “për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë”.
“Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.”