Opinioni i Bedri Hamzës për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për shpifjet në barkën e Radoiçiqit dhe rastin Dehari?

Kandidati për Kryeministër të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mbrëmë në emisionin Debat Plus, është përgjigjur në mes tjerash edhe  në tri pyetje për  tri tema të rëndësishme, si tri segmente ku duhet të ndihet dora e shtetit dhe pyetjet  lidhur me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, prezencën e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Bedri Hamza me ish-Drejtorin e Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit si dhe zgjidhjen e rastit të Astrit Deharit Hamza ka thënë:

Bedri Hamza: Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e padrejtë në kohë dhe për mungesë transparence

“Unë përveç raporteve të punës që kam pasë, kam raporte miqësore, shoqërore, emocionale me njerëzit që janë në Hagë. I kam vizituar disa herë. Dhe, Gjykata Speciale, burrat e gratë e këtij vendi, kanë dhënë nga vetja në dobi të interesit të vendit shumë dhe jam i bindur që edhe sot ka njerëz që japin gjithçka në dobi dhe interes të shtetit të Kosovës. Është krijuar mbi bazën e një raporti që është dëshmuar se ku e ka pasur gjenezën ai raport, e akuzat që janë bërë kanë qenë tepër të rënda, për të rënduar mbi shtetin e Kosovës dhe udhëheqësit e Kosovës, ata që kanë kontribut tepër të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse kanë qenë nga akuzat më të tmerrshme duke përfshirë edhe akuzat ndaj trafikimit të organeve të qenies njerëzore. Megjithatë, ato akuza janë treguar të gjitha të pavërteta, shpifje e për më tepër, e tashmë është e ditur se kjo gjykatë ka marrë dokumente edhe nga prokuroria e Serbisë. Kemi pritë dhe vazhdojmë të presim që gjykimi ka me qenë i drejtë në kohë dhe në proces. Sa i përket në kohë, po shihet që nuk është në kohë dhe po cenohen atje të drejtat e njeriut që po mbahen atje në paraburgim. Pra, sa i përket kohës, nuk është në kohë. Sa i përket drejtësisë, presim të shohim a është i drejtë, e unë dua me besu që duhet me qenë vendim lirues, se nuk ka si me qenë ndryshe, mirëpo a ka mungesë të transparencës, asolut se po, a ka mungesë të llogaridhënies, absolut se po. Kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e kjo nuk duhet të jetë e shkëputur prej universit, mos me dhënë llogari ndaj personave që po mbahen atje duke u ballafaquar me këtë proces. Dhe janë bukur shqetësime ato që i ka ngritur mbrojtja e të akuzuarve. Prandaj, jemi për drejtësi, nuk ka qenë diçka e lehtë me u themelue, se i kam ata shokë, miq dhe kam punuar me ata e nuk kanë qenë ata në atë nivel sa të mos dinë se kanë me u ballafaque me këtë gjykatë. Procesi ka vazhduar dhe kjo tash duhet të pastrohet në rrugë e sipër. Për atë që është themeluar, ajo ka ra dhe tash gjykata po merret me çështje tjera”, ka thënë Bedri Hamza.

Thirrje publike e Bedri Hazës që prokuroria ta hetojë shpifjen për lundrimin e ish-presidentit Thaçi në barkën e kriminelit Milan Radoiçiq

Në debat plus ka shkuar edhe pyetja shumë e ndjeshme që bredh nëpër opinion nga Vetëvendosje prej vitesh, shpifja  se Hashim Thaçi në cilësinë e  ish-presidentit të Kosovës kishte  vizituar Liqenin e Ujmanit duke hipur në barkën e kriminelit Milan Radoiçiq me ish-drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Qalajn dhe  përgjigja e Hamzës ishte kjo:

“Unë i ftoi organet e rendit që me personin të merren, sepse kjo është shpifje e sigurt. Unë kam qenë me presidentin e vendit, kam qenë në kapacitetet e ministrit të financave, kam qenë me drejtorin e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës (PK) ka pas drejtora, ka dhe do të ketë drejtora. Polici i uniformuar që po shihet aty, është aset i PK-së, barka e PK-së dhe ky person shpif, unë e lus prokurorinë me u marr me rastin. Nëse është shpifje le të vepron ligji, nëse është e vërtetë e nuk është shpifje, unë ju siguroj se kam me u tërheq prej garës…unë ju siguroj se nëse kjo është e vërtetë, pra nëse ka qenë barka e Radoiçiqit, e presidenti z. Haçi e Minsitri i Financave dhe drejtori i PK-së dhe polici që e vozit  janë në barkën e Radoiçiqit , unë publikisht po ju premtoi se s’kam me qenë në garë. Mirëpo, kjo propagandë, duhet të ndalet, eja garojmë me programe, garojmë me ekipe, garojmë me vizione, flasim edhe për të kaluarën, për çka kemi punuar mirë e për çka keq, por shpifjet duhet të dënohen, sepse ka ligj që e dënon shpifjen. Prandaj po bëjë thirrje publike që organet përgjegjëse ta hetojnë këtë rast”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga PDK Bedri Hamza.

Si do ta zgjidh Bedri Hamza rastin e Astrin Deharit?

“Unë kam me e dhënë gjithë kontributin tim mbështetës që organet me e krye punën e vet dhe punën e kryen gjyqësia, prokuroria, e kryeministri nuk mund ta kryej atë pjesë që e kryejnë organet por puna ime do të ishte  me dhënë mbështetjen e plotë. Dhe jam shumë i  interesuar që kjo të merr epilog. Më vjen keq prej familjes Dehari për rastin dhe jam shumë i interesuar që ky rast të zbardhet”, ka thënë z. Hamza. Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews