Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij në raport me qeverisjen aktuale të Albin Kurtit.
Ai u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 9 shkurtit, do dalin fitues.
”Ky drejtim i ri duhet me u kthy në drejtim të zhvillimit. Synimi është i thjeshtë. Ne jemi në garë me i fitu zgjedhjet. Besoj që deri më datën 9 ne do arrijmë me i ritaku qytetarët e vendit tonë dhe jo vetëm të PDK-së”.
Ai u pyet edhe për sondazhet.
”Ne jemi për të gjithë qytetarët e veçanërisht me votuesin e zhgënjyer të VV-së. Një sondazh të freskët nuk kam. Sondazhet që kam pa para dy muajsh për mua janë inkurajues. Çdo i katërti qytetar është i pavendosur. Me hulumtim tamam konkret”, deklaroi Krasniqi.
”Nuk është normale me i pasë raportet e prishura me krejt shtetet kryesore që na kanë ndihmu…Nuk është normale me pasë kryeministër që e ka mshelë Shtëpinë e Bardhë. Është hera e parë që kemi kryeministër, plus që e ka kry mandatin 4-vjeçar, edhe nuk e din, përveç si turist, se ku i bjen Shtëpia e Bardhë se si ka ra me hy mrena… Nuk është normale me pasë një kryeministër që në 4 vite s’ka arritë me pru një njohje”, shtoi Krasniqi.
”Fokusi kryesor i programit të Bedriut është fusha e mirëqenies së qytetarit”, ka deklaruar Krasniqi në Klan Kosova.