​Krasniqi komenton dy ditët e fushatës: S’kam ndierë energji të tillë ndër vite

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka komentuar angazhimin dhe mbështetjen që kanë marrë gjatë dy ditëve të fushatës zgjedhore, duke thënë se entuziazmi që po e gjejnë në mbarë vendin është inkurajimi kryesor për fitoren e 9 shkurtit.

PDK hapjen zyrtare të fushatës e bëri më 11 janar, ku mijëra simpatizues u mblodhën në Prishtinë (Salla 1 Tetori), e një ditë më vonë tubimi i dytë u mbajt në Ferizaj (Salla Sportive “Bill Clinton”).

Krasniqi tregon për KP, se kanë besim te qytetarët dhe me hapje të fushatës, Partia Demokratike nuk do ndalë aktivitetet e tyre.

“Jam jashtëzakonisht i inkurajuar nga këto dy ditët e para të fushatës. Kishim një tubim të hapjes zyrtare të fushatës të jashtëzakonshme me një energji pozitive dhe me një vullnet të shtuar të cilin ka shumë vite që nuk e kam ndjerë në tubime të tilla. Vërtetë jam krenar për të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës anë e mbanë vendit që janë çdo ditë në takime me qytetarët në tubime të ndryshme. Natyrisht kësaj gare kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza po i prin me një energji të hatashme që besoj po reflekton pozitivisht gjithandej. Kemi një garë të rëndësishme dhe besoj që entuziazmi të cilin po e gjejmë anë e mbanë vendit, në qytete të ndryshme, në fshatra e në lagje, është inkurajimi kryesor për fitoren të cilën e presim me datë 9 shkurt”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës do vazhdojë me tubime të tilla nëpër komuna të Kosovës deri në mbyllje të fushatës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews