Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojnë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vend.

Hamza tutje ka thënë se në qytetet e Kosovës do të krijojnë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike.

Ai ka thënë se gradualisht do ta bëjnë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike.

“Çdo makinë elektrike në rrugët e Kosovës është një hap përpara drejt një mjedisi më të pastër dhe më të mirë. Ne do t’i heqim tarifat doganore për importin e makinave elektrike dhe do ta subvencionojmë instalimin e stacioneve private të mbushjes, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe qarkullimin e tyre në vendin tonë.

Në qytete do të krijojmë vende të veçanta të parkimit për makinat elektrike. E ardhmja e transportit është elektrike dhe gradualisht do ta bëjmë edhe zëvendësimin e flotës zyrtare me makinat elektrike”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews