Analisti kosovar, Petrit Zogaj ka komentuar fotografinë e shpërndarë nga kryeministri, Albin Kurti në ditën e nisjes së fushatës zgjedhore.
Kurti në Facebook shpërndau një fotografi duke drekuar me Ferdonije Qerkezin e cila është në kërkim të 4 djemve dhe bashkëshortit të saj të zhdukur në luftë.
Zogaj ka ironizuar me Kurtin duke thënë se “pas insistimit të tij në dialog të Brukselit që të indetifikohen dhe të gjinden të gjithë të zhdukurit e luftës 1998/1999, Kurti në ditën e parë të fushatë shkon e takon nanën e cila i ka të zhdukur 4 djemtë dhe bashkëshortin”.