Hoxhaj viziton një kompani prodhuese në Vushtrri: Ju e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar kompaninë e prodhimit të mobiljeve, “Loni Dekor”, në qytetin e Vushtrrisë.

Gjatë vizitës, Hoxhaj u njoh nga afër me procesin e prodhimit, cilësinë e produkteve dhe standardet e larta që kjo kompani aplikon.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e stafit të kompanisë, duke theksuar rëndësinë që “Loni Dekor” ka jo vetëm për zhvillimin ekonomik lokal, por edhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

“Ju në fakt e dizajnoni imazhin e Kosovës jashtë. Ky është një shembull i shkëlqyer i suksesit vendor.” tha Hoxhaj.

Ai theksoi se mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kjo vizitë është pjesë e angazhimeve të Hoxhajt për të promovuar historitë e suksesit të biznesit vendor dhe për të ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews